I dyshuar për vrasjen e Billës/ Shtyhet për nesër vendimi i Gjykatës për Viktor Markun (VIDEO)

I dyshuar për vrasjen e Billës/ Shtyhet për nesër vendimi i Gjykatës për Viktor Markun (VIDEO)

Gjykata ka shtyrë për nesër masën për Viktor Markun, i cili dyshohet se është vrasësi i Hekuran Billës në zonën e "Komunës së Parisit".

Ndërsa pritet vendimi i trupës gjykuese, kanë dalë në dritë të tjera detaje për të dhe lëvizjet e tij. Sipas TIMS, ai ka dalë nga Shqipëria nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi më 19 janar 2020.

Por kjo hidhet poshtë nga një dëshmitar, sipas të cilit, Viktor Marku gjatë këtyre muajve ka qenë në Shkodër. Po i njëjti dëshmitar shprehet se ai ka marrë me qira aty një makinë “Smart”, të cilën më pas ja ka lënë nipit Sebastian Mali.

Për të bërë përpara me hetimet e dosjes janë sekuestruar 38 kamera sigurie, ku midis të tjerash duket edhe Viktor Marku.

Ai është kapur teksa zbret nga makina “Smart” dhe ngjitet në automjetin “Mercedes Benz” të vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat. Pamjet janë të dobëta dhe janë çuar për analizim.

Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë.

Marku e ka mohuar përfshirjen e tij në vrasje, ndërsa ka folur edhe avokati i tij, Ilir Murati, i cili është shprehur se Marku në momentin e vrasjes së Billës ka qenë në Mal të Zi.

"Viktor Marku ka qenë në Mal të Zi, nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia duhet të gjejë autorët e vërtetë. Kodi parashikon një urdhër ndalimi dhe ekzekutohet, por nuk ka një urdhër ndalimi për Markun. Nuk ka lidhje me ngarjen, është e drejta e çdo qytetari të lëvizi në qytet", tha avokati i Markut.

Viktor Marku dyshohet se ka ekzekutuar Hekuran Billën për gjakmarrje. Ai u arrestua në Mal të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy