Dosja 'Rana e Hedhun', akuza për tjetërsim prone/ Ish-deputeti Arben Ndoka paraqitet në GJKKO

Dosja 'Rana e Hedhun', akuza për tjetërsim prone/ Ish-deputeti Arben Ndoka paraqitet në GJKKO

Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka mbërrin në Gjykatën e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për seancën paraprake.

Ndoka akuzohet për ‘Falsifikim i dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve’dhe  ‘Shpërdorimi i tokës’, në kuadër të një grupi kriminal.

Ndoka akuzohet së bashku me 12 persona të tjerë për tjetërsim pronash në “Rana e Hedhun” në Lezhë. Në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge dhe nga këto përgjime prokuroria konstatoi edhe çështjen e "Ranës së hedhur".

Rezulton se në aktivitetin kriminal të tjetersimit të pronave në kundërshtim me ligjin janë përfshirë personat nën hetim, Gjevi Ndoka, Arben Ndoka, Zef Ndoka, Bledar Cara, Eraldo Smaçi, Bledi Ndokaj, Luigj Paloka, Mimoza Ndoka, Paulin Simoni, Emanuel Gjura, Zef Lazri, Paulin Simoni, Marjeta Perskura dhe persona të tjerë që ene po hetohen.

Mbi të akuzuarit rëndojnë edhe akuza të tilla si: falsifikim, tjetersim dhe përvetësim i 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Lezhës. Veprat penale për të cilat akuzohen janë Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal si dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy