Përplasen dy makina në Berat, plagosen shoferët

Përplasen dy makina në Berat, plagosen shoferët

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Kristaq Capo, ku mjeti tip “Benz” dhe makina tjetër tip “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht, mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy