Fundosja e anijes me emigrantë në Itali/ Shkon në 60 numri i viktimave, mes tyre një i sapolindur

Fundosja e anijes me emigrantë në Itali/ Shkon në 60 numri i viktimave, mes tyre një i sapolindur

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vdekur, pasi roja bregdetare italiane ka gjetur një anije të përmbysur, e cila kishte në bord emigrantë të jashtëligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit bregdetar të Crotone-s në rajonin e Calabria-s, siç ka bërë me dije media shtetërore italiane RAI, kur dyshohet se numri i personave në bordin e anijes, ka qenë më shumë se 100 syresh.

“Nga mesi i mëngjesit, rreth 40 të mbijetuar ishin gjetur”, tha Luca Cari, një zëdhënës i zjarrfikësve që ishin përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.

“Për momentin ka viktima të ndryshme”, tha ai, pa specifikuar numrin e të vdekurve pasi përpjekjet e shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar.

Agjencia italiane e lajmeve “AGI” bëri të ditur numrin e trupave të gjetur dhe tha se një foshnjë disa muajshe ishte mes të vdekurve.

Raporti i radios tha se anijet nga roja bregdetare, policia kufitare dhe zjarrfikësit ishin të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.

Nuk ishte menjëherë e qartë se nga ishte nisur anija, por anijet e emigrantëve që mbërrinin në Kalabri nisen kryesisht nga brigjet turke apo egjiptiane.

Forcat policore besojnë se në varkë po udhëtonin nga 150 deri në 180 emigrantë, kryesisht nga Irani, Pakistani dhe Afganistani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy