
Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi kishte vënë për të tharë në banesë me freskuese rreth 2 kilogramë kanabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike kanabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. K. (Sh). (S)., 43 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e



