
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “kthesa e Qukësit”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy makina janë përplasur njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplases. janë plagosur tre persosna.Dy prej tyre janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa e plagosura e tretë që është një vajzë është dërguar në spitalin e Elbasanit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak i aksidentit, dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë që udhëtonin mjetet dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.



