Policia arreston 28-vjeçarin, kishte mbushur makinën me drogë

Policia arreston 28-vjeçarin, kishte mbushur makinën me drogë

Një 28 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për drogë.

Sipas Policisë, në vijim të operacionit “Thethi”, i finalizuar rreth dy javë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. D. 28 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim si person i implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ku shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, u konstatuan duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy