
Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas kosovarë, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas policisë, në prang aka përfunduar një 31-vjeçar dhe një 59-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara”, njoftoi Policia.
Lidhur me këtë ngjarje, grupi hetimor po merr në pyetje dy shtetasit e arrestuar për të mësuar më shumë për shkaqet që ata po hynin në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.



