Durrës: Tentuan të kultivonin fidanë me kanabis, pranga 58-vjeçarit, në kërkim djali i tij

Durrës: Tentuan të kultivonin fidanë me kanabis, pranga 58-vjeçarit, në kërkim djali i tij

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit dhe djali i tij 29 vjeç është shpallur në kërkim, pasi tentuan të kultivonin bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, u gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy