Një 43-vjeçare e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është vënë në pranga në Tiranë.
Kapja e shtetases Lubjana Gjeçaj në Tiranë, u bë falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali.
‘’Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja: Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020’’, informon policia.
Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.



