Ja sa duhet të paguani për të mbajtur një makinë të blinduar në Shqipëri

Ja sa duhet të paguani për të mbajtur një makinë të blinduar në Shqipëri

Vitet e fundit janë shtuar personat fizikë që kërkojnë të përdorin për nevoja personale, apo biznesi automjete të blinduara.

Por sipas ligjeve të shtetit shqiptar, jo kushdo mund të blejë dhe sjellë në Shqipëri mjete të tilla. 

Kështu, legjislacioni ka disa rregulla dhe procedura për të gjithë ata që kërkojnë të ngasin mjete të blinduara.

Këtu flasim për qytetarë të thjeshtë dhe jo personalitete. Kështu, “Panorama” mëson se për pajisjen me një mjet të blinduar, ju duhet të paguani 3 mln lekë të vjetra.

Leja është e përhershme por duhet të ndiqni udhëzimet që ta përfitoni atë. Aktualisht në Tiranë janë vetëm 14 persona fizikë që përdorin mjete të blinduara me lejet përkatëse.

Mirëpo, drejtuesit e Policise se Shtetit po pergatisin nje tjeter udhezim, per te shtuar edhe disa kritere me te forta, per personat qe kerkojne te kene ne perdorim mjete te blinduara.

Sipas tyre udhezimi i fundit eshte i 10 viteve me pare dhe nuk ka pasur rinovim. Por duke qene se jane shtuar rastet, kur persona me histori te meparshme kriminale, apo te proceduar e ne hetim nga Policia, kane ne perdorim mjete te blinduara, parashikohet te jete si kriter edhe “CV” e tyre penale. Kjo per arsye se edhe Policise do t’i lehtesoheshin hetimet ne rastet e nje ngjarjeje te mundshme kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy