Vritet me armë zjarri 21-vjeçari shqiptar në Suedi

Vritet me armë zjarri 21-vjeçari shqiptar në Suedi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. 

 

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, duke vënë në alarm autoritetet lokale, të cilat kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. 

 

Gjatë sulmit, është plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. 

 

Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista. 

 

Mediat suedeze dhe ato shqiptare raportojnë se viktima është Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij. Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku familja Llupi ka hapur dyert e mortit. 

 

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy