
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.
Bëhet me dije se një mjet "Audi" është përplasur me me nje mjet karrotrec tip "Benz" dhe për pasojë janë lënduar dy persona.
Mësohet se dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat.
Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip "Benz", me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Audi", shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.



