Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, kërkohet arrestimi për dy arkitektë

Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, kërkohet arrestimi për dy arkitektë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “Arrest me burg” për dy arkitektë, me akuzën se kanë marrë leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje. Ndaj tyre, rëndon vepra penale e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, tetë shtetas (me inicialet M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.), nëpërmjet dy arkitektëve, aplikuan për lejet e ndërtimit, duke dhënë vendndodhje të gabuar për objektet që do të ndërtoheshin.

Pas verifikimeve, Prokuroria kërkon sekuestrimin e objekteve të ndërtuara nga:

M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;

F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;

A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;

A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;

D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetëdeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy