Në kërkim nga drejtësia kosovare, 33-vjeçari arrestohet në Kavajë

Në kërkim nga drejtësia kosovare, 33-vjeçari arrestohet në Kavajë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Kavajës, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.

I riu ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamneti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin” dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.

Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy