Shpallet në kërkim durrsaku, i 'nxiu jetën' 25-vjeçares

Shpallet në kërkim durrsaku, i 'nxiu jetën' 25-vjeçares

Një i ri nga Shijaku është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi rezulton se i “kishte nxirë” jetën një vajze nga Tirana.

28 vjeçari G.H. prej kohësh përndiqte 25 vjeçaren nga Tirana në rrjetet sociale.

Shtetasja R.M., 25 vjeçe, pasi ka parë se nuk arrinte dot ta bënte të arsyetonte të riun shijakas, i është drejtuar komisariatit nr.5 të Policisë në Tiranë.

Pasi kanë mbledhur deponimin e vajzës së re, efektivët e policisë e kanë përcjellë çështjen në Prokurorinë e Tiranës dhe kanë shpallur në kërkim 28 vjeçarin G.H.

Një rast i ngjashëm u regjistrua po sot në Durrës, ku policia njoftoi se prangosi një 26 vjeçar nga Sukthi, që përndiqte një vajzë të re po nga Sukthi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy