Aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Libofshë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku shtetasi Diamant Hasa, 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



