Nënshkruhet protokolli Shqipëri-Kosovë për lëvizjen e lirë me automjete për banorët e dy anëve të kufirit

Nënshkruhet protokolli Shqipëri-Kosovë për lëvizjen e lirë me automjete për banorët e dy anëve të kufirit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga Kosova Xhelal Sveçla nënshkruan sot në Tiranë protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, sipas marrëveshjes së firmosur vitin e shkuar.

Sipas dy ministrave Çuçi dhe Svelça, ky protokoll është një hap tjetër përpara në këtë proces lehtësimi sepse krahas lirisë së lëvizjes më këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.

Pas nënshkrimit të protokollit, ministri Sveçla tha se kjo marrëveshje e finalizuar do të shërbej në lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Me nënshkrimin e këtij protokolli jo vetëm do t’i afrojmë institucionet, por edhe qytetarët e dy vendeve dhe po ashtu jam i bindur se nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por do të ketë një vazhdimësi marrëveshjesh, të cilat i kemi nënshkruar dhe do vazhdojmë t’i nënshkruajmë deri sa të vijë koha që qytetari i dy vendeve të mos dijë se ku ndodhet apo ku punon.

Nga ana e tij ministri Çuçi u shpreh se do të bëjnë të pamundurën që shtetasit tanë të qarkullojnë sa më lirshëm në të dyja vendet.

Do të doja të kishte vetëm një marrëveshje, të mos kishte kufi fare dhe kjo lëvizje e lirë që ne po i mundësojmë banorëve kufitarë brenda 30 km të secilit vend, të ishte për të gjithë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë, por deri atëherë meqë jetojmë në Europë dhe jemi bashkësi e Europës duhet të respektojmë këto marrëveshje ndërkombëtare në të cilat jemi pjesë. Deri atëherë bëjmë të pamundurën që shtetasit tanë të qarkullojnë sa më lirshëm.

Përmirësimet e sotme janë në funksion të kësaj lehtësie, që krijojmë për shtetasit tanë. Është shumë interesante kur e shikon të zbatuar marrëveshjen në terren dhe eksperienca që ministri Sveçla e përjetoi pasi vizitoi të gjithë vijën kufitare ku kemi këtë lehtësi me qarkullimin është shumë e rëndësishme sepse e shikon vërtet që njerëzit përfitojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy