
Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe dy automjete zjarrfikëse.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata tashmë është normalizuar.



