
Bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej ka vijuar sot dëshmitë që lidhen me mega-procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”.
Alibej tha se për Dorjan Shkozën ka paguar 100 mijë euro. "Nga Hoxha janë blerë disa armë që varionin nga 500-1000 deri në 3500 euro”, tha ai.
Gjithashtu Alibej u shpreh se foton e Besmir Haxhisë e ka njxerrë nga sistemi TIMS. “Kisha investiguar për të, se ai i kishte marrë pjesë në tre atentate ndaj familjarëve të tij. Emrin e tij s’e mbaj mend, ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar me para. Mesa di lekët për vrasjet i ka ndarë Nuredini, më tha që i ka dhënë 35 mijë euro secilit”, u shpreh ai.



