80-vjeçari Xhevit Sinani, cili pasditen e së premtes në fshatin Tërvol të Gramshit, vrau gruan dhe vëllain, ka dalë sot para gjykatës.
Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj autorit të ngjarjes së rëndë, që tronditi të gjithë.
Para hetuesve ai ka dhënë deklarata kontradiktore. Një herë pranoi se kishte torturuar dhe vrarë gruan e vëllain, ndërsa më pas mohoi që kishte gisht në vrasjen e tyre.
I moshuari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, vrau me sëpatë në banesën e tyre bashkëshorten Zeqine Sinani, e më pas vëllain Shaqir Sinani.
Autori Xhevit Sinani kishte dyshime se i vëllai, Shaqir Sinani i ngacmonte gruan, Zeqine Sinani.



