
Aksident me pasojë plagosjen e një 14-vjecare është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, ku shtetasi N. K., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka goditur shtetasen (këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



