
Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti viktimë e një atenati të mirëorganizuar me lëndë eksplozive, rezulton një emër i njohur për drejtësinë në vendin tonë. sipas informacioneve të Policisë, i riu rezulton i dënuar dhe proceduar për vepra të ndyshme penale.
Sadikaj ishte dënuar më parë për vjedhje, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit 2011 ku së bashku me personin me inicialet, R. P., të cilët rezultuan se kishin vjedhur një sasi kabulli të Albtelecom. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu, se 27-vjeçari ishte proceduar edhe për një tentativë vrasjeje.

Sakaq, Aleksandër Sadikaj rezulton se është njeri i afërt i shtetasit G.Q., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. 27-vjeçari gjithashtu mësohet se është njeri i afërt me A. K., nga Memaliaj, i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.



