SPAK çon për hetim nëntë të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos

SPAK çon për hetim nëntë të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për vrasjen e oficerit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht 2019 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, janë dërguar për gjykim 9 të pandehur të akuzuar për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal”.

Sipas njoftimit zyrtar, në dosjen e dërguar në gjykatë janë të pandehur, Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë,  Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë, Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim,  Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë, Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë, Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë, Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë, Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë.

Sipas SPAK, të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj akuzohen për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për ngjarje të ndodhur në gusht 2019 rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri, Santiago Malko. Gjithashtu, të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen edhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj.

Sipas SPAK, i pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa  Oltjan Loga akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen nga SPAK dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal”.

I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar në prill 2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.  Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj,  në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar po në prill 2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet nga SPAK dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj Xhoni Nica, hetuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në kuadrin e pjesëmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy