Ankimimet kundër vendimeve të Komisionit të Prokurimeve Publike kanë shënuar rritje në pesë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2025, paditë në gjykatë janë dyfishuar, ndërsa në pesë vite numri i tyre ka arritur në 239. Nga 73 padi në 2025, 19 janë rrëzuar nga gjykata, 4 janë pranuar dhe 39 të tjera janë ende në proces shqyrtimi nga Apeli.



