Mbante armë të ftohta në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Fier

Mbante armë të ftohta në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 22-vjeçar me iniciale  E. G.,  pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike (përforcues grushti).

Po ashtu është shpallur në kërkim L. P., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Mashtrimi", pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.

Njoftimi i policisë: Fier

Mbante armë të ftohta në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. G., 22 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Mashtrimi", pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy