Kryqi i Kuq Kinez dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Kryqi i Kuq Kinez dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Kryqi i Kuq Kinez mbështet Kryqin e Kuq Shqiptar në operacionin në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar u organizua një takim ndërmjet Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës Zhou Ding dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.

Duke i dorëzuar aktin e dhurimit të një shumë prej 100 000 usd Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ambasadori kinez shprehu solidaritetin e popullit dhe të qeverisë kineze, dhe të Kryqit të  Kuq të Kinës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. Kjo ndihmë e Kryqit të Kuq Kinez është vazhdim i mbështetjes në vite për Kryqin e Kuq Shqiptar, si shenjë e frymës miqësore e humane të popullit kinez ndaj popullit shqiptar.

Duke marrë këtë donacion, Presidenti Alushi tha se “Në çdo fatkeqësi që ka goditur vendin, populli kinez është ndodhur pranë popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë pa masë ndihmën e dhënë Kryqit të Kuq Shqiptar, si një akt vlerësimi dhe besimi për shoqatën tonë. Organizimi i ndihmës deri te përfituesi konkret do të jetë pjesë e një procesi trasparent.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy