Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi pas njoftimit se po ndërtohej pa leje në plazhin e Gjipesë, ka arritur të vej në pranga një 52-vjeçar, teksa është në kërkim të tre shtetasve të tjerë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë shtetasi G. S, 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Ll. Sh., 63 vjeç, B. Sh., 52 vjeç dhe A. Z., 65 vjeç, të tre banues në Himarë.
Këta shtetas po ndërtonin secili nga një strukturë druri (beach-bar), pa lejen e organeve kompetente, në plazhin e Gjipesë, për qëllime përfitimi.
Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



