Prishën qetësinë publike/ Procedohen penalisht tre administratorë lokalesh në Durrës

Prishën qetësinë publike/ Procedohen penalisht tre administratorë lokalesh në Durrës

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se si rezultat i reagimit të menjëhershëm për disa kallëzime të qytetarëve, se në lokale të ndryshme, në lagjen nr. 1, vihej muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për ta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë ndërhyrë menjëherë në 3 lokale, për të ndaluar vijimin e kësaj paligjshmërie.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e këtyre lokaleve, shtetasit E. H., 35 vjeç dhe K. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe për shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy