Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije se një 34-vjeçare nga Fushë Kruja është dërguar me urgjencë në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj.
Sipas njoftimit zyrtar, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, 34-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



