Fier/ Qëlloi me kallashnikov pas një sherri me disa persona, arrestohet 25-vjeçari

Fier/ Qëlloi me kallashnikov pas një sherri me disa persona, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale A. M. pasi qëlloi me kallashnikov pas një sherri me disa persona.

I riu është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa persona të tjerë.

Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.    

Njoftimi: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti të çastit mes disa shtetasve.   

Kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt.   

 Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.     

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Levan, Fier, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Levan.    

Ky shtetas është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa shtetas të tjerë. Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.    

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy