Një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Vlorë, duke shënuar kështu vrasjen e parë për këtë vit. Jetnor Toro u qëllua teksa po parkonte mjetin e tij në lagjen Skelë, ndërsa nga autori ende s’ka asnjë gjurmë. Momentalisht mendohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës, ndërsa në të kaluarën ai ishte dënuar për vjedhje në Itali.



