Një 27-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Greqi. Viktima është identifikuar si Pandeli Kajo, me irigjinë nga qyteti i Sarandës.
Sipas mediave greke, bashkë me 27-vjeçarin udhëtonte edhe e dashura e tij 24 vjeçe. Fatkeqësisht edhe vajza e re ka ndërruar jetë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga makina e aksidentuar. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.



