
Pas aksidentit të djeshëm në Kroaci ku mbeten të vdekur 10 kosovar, presidentja e vendit Vjosa Osmani të hënën e ka shpallur ditë zie shtetërore.
Për këtë arsye edhe flamujt në objektin e Qeverisë, Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës janë ulur në gjysmështizë.
Të dielën dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Ndryshe presidentja Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Japoni, deri do të kthehet në Kosovë.
Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes të dielën edhe kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me disa prej ministrave kanë arritur në Kroaci ku dhe kanë vizituar të lënduarit e aksidentit.



