Si në filma, policia ndjek për rreth 1 orë 18-vjeçarin me makinë

Si në filma, policia ndjek për rreth 1 orë 18-vjeçarin me makinë

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 18-vjeçari pasi po qarkullonte me shpejtësi në rrugët e kryeqytetit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sipas njoftimit të policisë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Drejtuesi jo vetëm nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Në pranga ka rënë shtetasi V. H., i cili kishte marrë vetëm 24 orë më parë patentën dhe ishte kamufluar si polic, pasi gjatë kontrollit i janë u gjetur disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, policia ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale F. K., i cili u konstatua duke drejtuar një autobus për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy