Prostitucion në Tiranë, procedohen penalisht dy persona

Prostitucion në Tiranë, procedohen penalisht dy persona

Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, policia bën me dije:       

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:    

- M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;  

- T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy