17-vjeçarja u gjet e pajetë në Velipojë/ Arrestohet 24- vjeçari që e kishte shoqëruar bashkë me skaf

17-vjeçarja u gjet e pajetë në Velipojë/ Arrestohet 24- vjeçari që e kishte shoqëruar bashkë me skaf

Një 17-vjeçare u gjet e pajetë nga peshkatarët ditën e djeshme në Velipojë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga Indrit Bajraktarin, 24 vjeç, me origjinë nga Postriba. Ai ishte personi i fundit që u takua me vajzën pasi së bashku kishin dalë me skaf në det.

E reja u gjet nga peshkatarët në zonën e quajtur “Vilun”. Vajza është identifikuar si Enisa Doda, 17 vjeçe.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vihet në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen e ndodhur në Velipojë ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Velipojë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det një 17-vjeçare, organizuan punë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy