Zjarret në Finiq dhe Delvinë/ Ministri Vëngu: Ndërhyrja nga ajri frenoi vatrat në zonat e banuara

Zjarret në Finiq dhe Delvinë/ Ministri Vëngu: Ndërhyrja nga ajri frenoi vatrat në zonat e banuara

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar sot në bashkinë e Finiqit, që ndodhet 20 kilometra nga Saranda,  duke djegur gjithë sipërfaqen bimësore të parkut arkeologjik të Finiqit.

I pranishëm në Parkun Arkeologjik ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu i shoqëruar nga kryetarët e bashkive Finiq dhe Delvinë si dhe prefekti i Vlorës, Kristo Kiço.

Vëngu tha se është mbrojtur e gjithë pasuria kulturore dhe arkeologjike e Parkut Arkeologjik të Finiqit, ndërsa e konsideroi si një natë vigjilence këtë të sotmen, për të pasur vëmendjen maksimale për vatrat e zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes tha se në operacion u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektivë të forcave zjarrfikëse, 65 forca të armatosura, që bënë të mundur izolimin e vatrave dhe minimizimin e forcës së flakëve përreth zonave të banuara.

 Jemi në parkun Aerologjik të Finiqit, që prej mesditës kemi patur një situatë problematike në bashkitë e Finiqit dhe Delvinës. Jemi përqendruar me FA dhe mjete zjarrfikëse të gjitha bashkitë e të dyja qarqeve. 8 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca zjarrfikësve nga bashkitë dhe 65 fa të dislokuara. Forcat ajrore kanë bërë frenimin e vatrave në zonat e banuara.

Është bërë e mundur mbrojtja nga flakët e të gjithë pasurisë kulturore në Parkun Arkeologjik. Kemi patur një koordinim të mirë. Do jetë një natë vigjilence.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy