Mesazhet e SHBA për grupet e drogës/ Dervishi: Ligji për krimin e organizuar duhet të jetë një hap përpara krimit (VIDEO)

Mesazhet e SHBA për grupet e drogës/ Dervishi: Ligji për krimin e organizuar duhet të jetë një hap përpara krimit (VIDEO)

 

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar forcimin e koordinimit ndërkombëtar për goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, u bëri thirrje organeve ligjzbatuese shqiptare që të tregohen vigjilente ndaj trafikut të drogave të reja sintetike.

 

Lidhur me këtë çështje, gazetari Ferdinand Dervishi, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh se ligji dhe institucionet duhet të jenë gjithmonë një hap përpara krimit të organizuar.

 

Jo vetëm për krimin e organizuar shqiptar, por në përgjithësi shteti dhe organet ligjzbatuese duhet të synojnë të jenë një hap përpara krimit. 

 

Megjithatë, kjo është e vështirë, sepse krimi fillimisht realizon veprën, trafikun apo aktivitetin kriminal dhe më pas hyjnë në lojë policia dhe hetimi. 

 

 

Ai theksoi se parandalimi mbetet elementi më i rëndësishëm në luftën kundër kriminalitetit, ndërsa shtoi se SHBA e sheh trafikun e drogës si një çështje me interes të drejtpërdrejtë kombëtar.

 

 

Shtetet e Bashkuara nuk e shohin këtë problem vetëm nga këndvështrimi ynë lokal. 

Ata janë të shqetësuar për faktin se grupe kriminale shqiptare mund të trafikojnë drogë edhe në territorin amerikan. 

 

Pikërisht këtu lidhet interesi i tyre për të ushtruar presion dhe për të kërkuar bashkëpunim më serioz nga policia shqiptare dhe institucionet e tjera. 

 

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rritja e kapaciteteve parandaluese janë thelbësore për të luftuar rrjetet kriminale që operojnë përtej kufijve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy