Një sasi e konsiderueshme me kokainë është sekuestrua nga autoritetet italiane, gjatë një operacioni të zhvilluar në provincën e Agrigentos në Siçili. Mediat fqinje shkruajë se mbi 5 ton drogë u gjet në bordin e një peshkarexhe, ndërsa kjo sipas autoriteteve është sasia më e madhe e kokainës të sekuestruar. Në pranga u vu ekuipazhi i peshkarexhës “Ferdinando d’Aragona”. Bëhet fjalë për 5 persona, një shqiptar, një italian, dy tunizianë dhe një francez. Në total sasia e kokainës së sekuestruar është mbi 5.3 tonë, me një vlerë prej gati 1 miliard eurosh.



