Rekord i zi nga Covid-19 në Maqedoni: 50 të vdekur dhe 1.320 raste të reja në 24 orë

Rekord i zi nga Covid-19 në Maqedoni: 50 të vdekur dhe 1.320 raste të reja në 24 orë

Bilanci i të vdekurve sot ka arritur shifra rekorde në Maqedoninë e Veriut. Janë regjistruar gjithësej 50 persona që kanë humbur betejën me COVID-19, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.320 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë bërë 4.174 testime.

Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 132 740 raste, prej të cilëve 108 197 janë shëruar, kurse 3 860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20 683 raste aktive me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy