
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat dhe dy personat që i shoqëronin dyshohet se janë rrëmbyer nga dallgët teksa ndodheshin në det.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë.
Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.



