Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot.

Burime të korrespodentit të MCN nga Lezha bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të fshatit Spiten.
Të njëjta burime thonë se drejtuesja e automjet tip Renault, Florinda Lleshi, nuk e ka parë këmbësorin Ndoc Gjoka, 75-vjeç, i cili po lëvizte në anë të rrugës duke e marrë zvarrë për disa metra e duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i errësirës në rrugë, pasi drejtuesja e mjetit nuk e ka vënë re të moshuarin, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.
Ky është aksidenti i dytë qe ndodh brenda pak orësh në rrugët qe përshkojnë qarkun e Lezhës me një bilanc 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



