21 janari/ Bajrami: Koha në disfavor të çështjes. Veprimi i parë i SPAK duhet të jetë administrimi i audio-përgjimit

21 janari/ Bajrami: Koha në disfavor të çështjes. Veprimi i parë i SPAK duhet të jetë administrimi i audio-përgjimit

Gazetari Armand Bajrami, duke folur në emisionin “Fact Check” mbi hetimin e 21 janarit nga SPAK, tha se veprimi i parë hetimor duhet të jetë administrimi i audio-përgjimit dhe akt-ekspertimi shkencor nëse zëri është autentik apo jo.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas Bajramit koha është në disafavor të çështjes, për të cilën sipas tij nuk ka pasur një vullnet të duhur për ta zbardhur në kohën që ndodhi ngjarja.

"Politikanët janë njerëzit kryesorë që e kanë përdorur këtë ngjarje për retorikën e tyre politike. Fatkeqësisht drejtësia ka bërë shumë pak për këtë ngjarje. Qoftë për mënyrën e hetimit, personat që u vunë para përgjegjësisë penale, apo edhe marzhet e dënimit. Me këtë zhvillim të ri të javës që shkoi Dumani thjesht tha atë që ndodhi më pas, detyrimin nga Gjykata e Lartë për ta regjistruar dosjen ’21 janari’. Kjo çështje është në duart e SPAK. Kalimi i dosjes te SPAK erdhi si investim i Rajmonda Nikës, e veja e Aleks Nikës. Dëmtimi shumë i madh i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës e ka të bërë të pamundur për të zbuluara se cila ishte arma nga e cila është qitur. Koha është në disfavor të çështjes. Sa më shumë kalon SPAK është në vështirësi reale për të gjetur fajtorë, apo për të provuar përgjegjësi penale"

Në bindjen time, për kohën kur ndodhi ngjarja, s’ka qenë vullneti i duhur për ta zbardhur ngjarjen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy