
Një grua është gjetur e mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenzë në Njësinë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës.
Kufoma, sipas policisë nuk është identifikuar ende, por besohet të jetë e moshës rreth 45-vjec.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.



