Korçë, lejuan kultivimin e kanabisit/ Procedohen penalisht tre zyrtarë të pyjeve dhe një kryetar fshati

Korçë, lejuan kultivimin e kanabisit/ Procedohen penalisht tre zyrtarë të pyjeve dhe një kryetar fshati

Tre zyrtarë të pyjeve në Korçë dhe një kryetar fshati janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.

Policia e Korçës thotë se 4 personat janë proceduar në kuadër të operacionit "Denas", i cili u finalizua dy ditë më parë me arrestimin e dy personave për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje.

Të proceduarit janë:

• S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),

• M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),

• F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),

• I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).

"Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, raporton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy