Hierarkia e krimit nga bosi te ushtarët/ SPAK: Grupet kanë nga 15 deri në 25 anëtarë

Hierarkia e krimit nga bosi te ushtarët/ SPAK: Grupet kanë nga 15 deri në 25 anëtarë

Për të arritur përfitimet e paligjshme dhe qëllimet në aktivitetin e tyre grupet kriminale në Shqipëri rekrutojnë ushtarë dhe funksionarë publik. Nga kryepleqtë te zyrtarët e policisë e funksionarët e drejtësisë janë shtyllat kryesore. Ndërsa prej disa kohësh thotë SPAK rol aktiv në drejtimin e krimit kanë marrë edhe femrat.

Grupet Kriminale në Shqipëri sipas SPAK rezultojnë se janë poli-kriminale dhe aktivitetin e tyre e shtrijnë në disa fusha përfshirë: Trafik droge, rrëmbimet, mbajtja e municioneve si dhe lëndëve shpërthyese.

Teksa krimi është tashmë i fokusuar në bërjen e parave dhe biznes, SPAK thotë se dhuna është një dukuri në zbehje dhe përdoret vetëm në ato raste kur ka konflikt për kontroll territori dhe nga grupe që kanë lidhje gjaku mes tyre apo fisnore. SPAK në raportin e tij flet edhe për aksesin që këto grupe kanë në sistemin e sigurisë dhe rendit dhe atë drejtësisë.

“Vërehet gjithashtu një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit në rangje të ndryshme apo funksionarët e drejtësisë”, thotë Prokuroria Anti-Krim dhe Anti-Korrupsion.

SPAK ndalet edhe tek impakti në jetën e komunitetit që kanë grupet kriminale. Në raport thuhet se për të arritur qëllimet e tyre grupet rekrutojnë njerëz si kryepleq fshatrash si dhe dhënien e funksioneve të rëndësishme femrave, brenda grupit apo grupimeve kriminale. Te biznesi i vrasjeve me pagesë SPAK thotë se ka një sofistikim i cili shpesh herë nuk lë gjurmë në vendngjarje, ndërsa bosët dhe anëtarët e krimit i kushtojnë një rëndësi të veçantë komunikimeve sekrete. Ndalur tek anëtarësia e një grupi kriminal SPAK thotë se ato përbëhen nga 15 deri në 25 anëtarë, ndërsa drejtues është gjithmonë një person.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy