
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Itali, ndërsa një prej tyre mësohet se është shtetas shqiptar. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në Casilincontrada, midis Casalone dhe Castelverde, në periferi lindore të Romës.
Dy vëllezërit romë dhe shqiptari u gjetën të plagosur në rrugë ndërsa u dërguan në spital. Në gjendje më të rëndë shëndetësore mësohet se është shqiptari i cili është plagosur në fytyrë.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngarjes së rëndë.



