
Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e “Freskut” në kryeqytet. Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.



