Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme pranë spitalit rajonal të Korçës.
Sipas informacioneve nga korrespondentja e MCN në Korçë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



